Mianmar, 40 ushtarë janë vrarë në përleshjet me forcat anti-grusht shteti

10/07/2021 02:44

Të paktën 40 ushtarë të Mianmarit thuhet se janë vrarë javën e kaluar në përleshjet me forcat anti-grusht shteti.

“Ushtarët u vranë në dy përleshje të ndara të armatosura, të dyja në rajonin veriperëndimor Sagaing”, tha Forca e Mbrojtjes së Popullit (PDF) të enjten në një njoftim.

Tre kamionë ushtarakë u shkatërruan gjithashtu nga luftëtarët PDF-së, thuhet më tej në njoftim.

Ushtria e Pavarësisë Kachin (KIA) raportohet të ketë ndihmuar PDF-në në përleshjet.

Top Channel