Malta mbyll dyert për vizitorët që s’janë vaksinuar plotësisht kundër COVID

09/07/2021 20:50

 Malta do të ndalojë të gjithë vizitorët të hyjnë në vend që nga e Mërkura nëse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

“Ne do të jemi vendi i parë i BE që do ta bëjmë këtë, por duhet të mbrojmë shoqërinë tonë“,  tha Ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne.

Vendimi u morr pasi ishulli i vogël mesdhetar pa dyfishimin e rasteve të reja të COVID-19 çdo ditë që nga e hëna.

Deri më sot, turistët mund të shkojnë në Maltë nëse janë vaksinuar plotësisht ose mund të hyjnë me një test negativ PCR.

Përjashtimi i vetëm janë turistët britanikë që kanë nevojë të vaksinoheshin plotësisht për shkak të përhapjes së variantit Delta atje.

Fearne tha se të prekurit janë kryesisht vizitorë të cilët nuk ishin të vaksinuar.

Shumica e tyre ishin të rinj që ndiqnin shkolla në gjuhën angleze.  Ministri tha se Malta njohu vetëm certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Bashkimi Evropian dhe Britania.

Ai tha se e ashtuquajtura ‘çertifikatë e gjelbër’ e BE-së aktualisht vërteton njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, që rezultojnë pozitivë ose janë shëruar nga virusi.

“Nga e Mërkura ne do të njohim vetëm atë pjesë të certifikatës së BE në lidhje me njerëzit që vaksinohen plotësisht”,  tha ai.

Përjashtimi i vetëm do të jenë fëmijët e pavaksinuar të moshës 5-12 vjeç, të cilët do të lejohen të futen në Maltë nëse bëjnë një test negativ dhe shoqërohen nga prindër plotësisht të vaksinuar.

Malta ka vaksinuar plotësisht 79% të popullsisë së saj të rritur dhe po kërkon ta rrisë atë shifër në 85%.

Malta kishte disa ditë kur nuk kishte raste të reja COVID-19 në qershor, por numrat janë rritur ndjeshëm këtë javë, duke arritur 96 të premten. Shkalla e pozitivitetit është rritur në 1.18 për 100 teste.

Top Channel