Investimet e OSSH për rrjet të ri të shpërndarjes, vijon puna në Tiranë për rindërtimin e kabinave

09/07/2021 10:30

Ka përfunduar puna për rindërtimin e disa kabinave të energjisë elektrike në Tiranë.

Tashmë janë vendosur në punë pajisjet e reja të linjave të transmetimit të mesëm, duke rritur cilësinë e furnizimit me energji për abonentët, njofton OSHEE.

Nga ky investim përfitojnë 379 abonentë që ndodhen në zonën e Thesarit.

Njoftimi i OSHEE:

Investimet e OSSH për rrjet të ri të shpërndarjes, vijon puna në Tiranë për rindërtimin e kabinave
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, është duke investuar për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, konkretisht me rikonstruksionin e kabinave në disa rajone të saj.

Në Tiranë, ka përfunduar puna për rindërtimin e disa kabinave ku tashmë janë vendosur në punë pajisjet e reja të linjave të transmetimit të mesëm, duke rritur cilësinë e furnizimit me energji për abonentët.

Një prej tyre është kabina Gjoka Construction fid Qesarak 2/ Nst Traktora ku sapo ka përfunduar puna për ndërtimin e linjave të reja të Tensionit të Mesëm, ku janë zëvendësuar çelat ekzistuese me çela të reja .
Nga ky investim përfitojnë 379 abonentë që ndodhen në zonën e Thesarit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel