Biden e Putin diskutojnë për Sirinë e sulmet kibernetike në telefon, thotë Shtëpia e Bardhë (fotot)

09/07/2021 20:02

Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur sot çështjen e sulmeve kibernetike të shantazhit “nga kriminelë me bazë në Rusi” në një telefonatë me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke i bërë thirrje Rusisë “te veprojë,” njoftonte Shtëpia e Bardhë.

Biden theksoi nevojën për veprim të Rusisë” ndaj kriminelëve kibernetikë në territorin e saj, teksa theksonte se “sulmet e vazhdueshme kibernetike kanë nisur të lënë pasoja te Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës”.

Presidenti ishte zotuar të mbronte amerikanët dhe infrastrukturën e SHBA “përballë sfidës së vazhdueshme,” duke thënë se ishte i gatshëm të bashkëpunojë me Rusinë kundër “kërcënimit të gjerë të sulmeve kibernetike të zhvatjes”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranonte me heret se nuk ka informacione të sigurta nëse për sulmet është përgjegjëse vetë Moska, por insistoi se kjo e fundit duhet të veprojë gjithsesi.

Biden kishte vlerësuar punën e dy grupeve pas takimit të presidentëve në Gjenevë në lidhje me marrëveshjen e ndihmës humanitare në Siri.

Marrëveshja lejon kalimin e më shumë ndihmave për Sirinë në luftën kundër pandemisë së Covid-19 nën petkun e OKB, përgjatë linjave të kontaktit mes territoreve të kontrolluara nga grupe të ndryshme militante në rajonin e Idlib.

Marrëveshja finale për Sirinë e hartuar nga Rusia, SHBA, Norvegjia e Irlanda u aprovua unanimisht nga Këshilli  Sigurimit të OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA