Mungesa e ujit për vaditje ka dëmtuar rëndë kulturat bujqësore të stinës në fshatin Kashisht të Fierit.
Investimet e kryera nga fermerët kanë shkuar dëm pasi të gjitha kulturat bujqësore janë tharë.
Avni Kala thotë se ka mbjellë 11 dynym toke me misër, por si pasojë e mungesës së ujit, misri është tharë.
Ndërhyrjet e ditëve të fundit për pastrimin e kanaleve vaditës janë të pa vlera pasi gjithçka ka mbaruar.
Shkak për mungesën e ujit është bërë prishja e kanalit vaditës 6 vite më parë, si pasojë e përmbytjes nga lumi Vjosë.
Ndonëse kanë kërkuar ndërhyrje për riparimin e tij, prej disa vitesh nuk po gjejnë zgjidhje.
Ndonëse Kadishti është një fshat i rrethuar nga lumi Vjosë dhe kanali vaditës Vlorë-Levan-Fier, më shumë se 50 hektarë toke vuajnë nga mungesa e ujit.
Top Channel