Itali/ Shqiptari i dehur hyn në shesh me makinë, përplas motorin me dy vetë

08/07/2021 14:20

Euforia e mbërritjes së ekipit Italian në finale e Euro 2020 ka përfshirë tifozët në Cuneo, të cilët shperthyen në festime duke thyer rregullat.

Një prej tyre ishte edhe një shqiptar, që sipas mediave italiane ka hyrë i dehur në shesh me makinën e tij Fiat Punto duke u rrotulluar aty, e ka përplasur një motor me dy persona. Ngjarjen e regjistruan dëshmitarët me telefonat e tyre celularë, ndërsa shprehen të tronditur nga ajo që po ndodh.

Incidenti ndodhi në sheshin Galimberti në Cuneo. Përplasja e dhunshme i hodhi në ajër djalin 20 vjeçar që drejtonte motorin dhe vajzën 13 vjecare që ishte pasagjere. Makina, sic rrëfejnë personat e pranishëm në vendngjarje, hyri në shesh me shpejtësi të madhe. Mësohet se adoleshentja ka pësuar një frakturë në fytyrë dhe është shtruar në spitalin e Cuneos. Ajo megjithatë është jashtë rrezikut për jetën. 25 vjecari shqiptar është shoqëruar në polici, ndërsa shumë shpejt pas incidentit të rëndë, pikërisht ne zonën ku ai ndodhi tifozët rinisën festimet.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA