Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në bisedën e kryer nga Bujar Murati dhe Endrit Myrtaj, djali i Natasha Myrtj, mbikqyrëse e punimeve në Ndërmarrjen e Pasurive të Bashkisë Lushnje, i cili prezantohet si suopervizor i Braces që nënkupton Ibrahim Lamin, ku tregohet se punimet po kryhen nga ky i fundit.
Gjatë bisedës Endriti njofton se ka sjellë disa letra për të firmosur lidhur me kanalin.
Alo
Si kalove jam Endriti, supervizori i Braçes.
Po çkemi
kam për të firmosur disa letra të braces të kanalit të Lushnjes përfundim pune.
Te zyrat, atje i ke robt.
Po zyrën ku e keni juve?
E kam këtu mbrapa…t’i firmosin ata të gjitha pa merak se është vula.
Më pas ka një komunikim të Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit.
Hë mo si ke qenë, nga shpia vetë
Hiç ja sa erdha në shpi ti ca bën.
Po po ca është kjo
Mirë kryetar kot të mora për qejf.
Do të nisja diçka ta shikoje njëherë, ai muhabeti që të bëra atëherë unë për Avdylajt. paska ardhur dikush nga SPAK dhe kërkuan dosjen ata.
Blerta Turku, juristja e Ndërmarrjes së Pasurive Publike komunikon me dikë ku i thotë që dosja është marrë dhe ata do të merren në pyetje.
Ua do na marrin në pyetje ata të SPAK, e di si jam bërë.
Ca thua ti për çfarë?
Për atë dosjen që morën, e di si jam bërë, se vetëm ne që kemi vendos kriteret do na pyesin.
Blerta më pas njofton Flamur Peqinin, ku e pyet nëse do duhet të firmosë shkresën e ardhur.
Hë Blerta
Drejtor, hë se tani po vij tek zyra unë, por ka ardhur një shkresë nga policia për të na pyetur mua Bardhin dhe Ilvën ta firmosim?
E mirë se do të vij unë tek zyra se këtu jam me kryetarin, mirë.
Në bisedën e datës 08.02.2021 Blerta konfirmon emrat që do të pyeten nga SPAKm ndërsa drejtori u thotë të mos diskutojnë për problemin me familjarët. Sipas Blertës për ta garat ka dalë Fatos Tushe.
Ne nuk jemi në hetim, jemi persona që mund të jemi në dijeni.
Nuk dihet për çfarë do t’ju pyesin.
Thanë mos kini merak mos e diskutoni me familjarët.
Kush tha kshu
Dr dhe miku jot. Na kanë bërë 20 herë mbledhje. më tha a i tregove të fejuarit,, it hash normal ai është si pari. I shpjegova korrupsion, shpërdorim detyre. Ajo tha si them se do bëhen merak. të mërkurën kam për të shkuar në inxhinjeri se neve na ka dalë Fatosi garant garant
Top Channel