Zgjedhja e kreut të AMA-s, Ambasada Britanike: Kandidatë të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit

07/07/2021 14:27

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s në vend.

Sipas saj, procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.

Në njoftim theksohet thirrja e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit

“Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave. Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike. Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit“, thuhet në njoftim.

Top Channel