“Pakt me djallin”, dënohet 19 vjeçari që vrau dy motrat për të “fituar lotarinë”!

07/07/2021 15:30

Drejtësia u vu në vend për dy motrat e vrarë në Wembley të Anglisë në 2020-tën, një krim i rëndë që tronditi vendin vitin e kaluar jo vetëm për brutalitetin e tij, por edhe për faktin që ishte krejtësisht absurd.

Bibaa Henry 46 vjeç dhe Nicole Smallman 27 vjeç u qëlluan pa reshtur me thikë nga 19 vjeçari Danyal Hussein, teksa shëtisnin në park. Më vonë u mësua se Hussein ishte i fiksuar pas riteve satanike.

Ai kishte prere veten dhe e kishte përdorur gjakun e tij për të firmosur një “pakt më djallin”, siç thonë mediat britanike, dhe në këmbim të sakrifikimit të dy grave të pafajshme, pretendonte fitimin e një lotarie. Ajo që fitoi megjithatë, dhe për një kohë të gjatë është burgu. Një gjykatë në Old Bailey e shpalli fajtor për vrasje.

“Askush nuk pret që fëmijët të vdesin para prindit, por të të vdesin të dy fëmijët në një natë të vetme është krejtësisht e pakuptueshme. Ne shpresojmë që ditë të mira të vijnë nga kjo histori e tmerrshme”,  tha nëna e viktimave.

Top Channel