Këtë të mërkurë Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.

Në seancën e sotme ulen për herë të fundit në Kuvend një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare si Myslim Murrizi, Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Andi Përmeti, etj.

Në rendin e ditës do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt 2019.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore. Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi.

Seanca e sotme mbyll një legjislaturë të paprecedent, që filloi me lënin e mandateve nga opozita, futjen në Kuvend të kandidatëve nga fundi i listave të partive opozitare dhe së fundmi, votimi me 104 vota për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik.

Top Channel