Islandë/ Rezulton i suksesshëm modeli me 4 ditë punë, në javë

07/07/2021 19:13

Java katër-ditore e punës ka qenë një sukses i dukshëm në Islandë dhe testet kanë bërë që shumë punëtorë të ulin orët e tyre të punës.

Studiuesit që analizuan rezultatet e projekteve eksperimentale të kryera midis 2015 dhe 2019 e konfirmojnë këtë gjë.

Gjatë kësaj periudhe, punëtorët paguheshin njësoj për më pak orë pune. Produktiviteti mbeti i pandryshuar ose i rritur në shumicën e vendeve të punës.

Ato islandeze nuk janë eksperimentet e vetme në progres, ka disa në Spanjë dhe gjithashtu në Zelandën e Re, në një nivel privat, por gjithashtu me iniciativa të qeverisë lokale dhe rajonale. Në Islandë, provat e një jave të shkurtër u kryen nga Këshilli i Qytetit Reykjavík dhe qeveria kombëtare. Më shumë se 2,500 punëtorë ishin të përfshirë, 1% e popullsisë aktive të vendit. Zyrat publike, shërbimet sociale, çerdhet dhe spitalet morën pjesë në eksperiment.

Shumica e këtyre punëtorëve kanë bërë nga 40 orë në javë në 35 ose 36 sipas hulumtimeve nga grupi britanik Autonomy dhe Shoqata për Demokraci të Qëndrueshme. Këto eksperimente kanë bërë që sindikatat të rinegociojnë marrëveshjet e punës dhe tani shumica e punëtorëve Islandezë, 86%, kanë zgjedhur të punojnë më pak orë, për të njëjtën pagë.

Top Channel