‘Nuk shkojmë të mbushim karrigen’, Rama për prioritetet në Këshillin e Sigurimit: Nga barazia gjinore tek toleranca fetare!

06/07/2021 20:31

Kryeministri Edi Rama në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dha detaje edhe për axhendën e prioriteteve që do të ketë Shqipëria.

Së pari do të fokusohen tek çështja e barazisë gjinore, tha Rama,  duke kujtuar se jemi renditur ndër 10 vendet e para të botës sa i përket barazisë gjinore në qeveri.

‘Në Komisionin e Sigurisë vendi ynë nuk do të shkoj për tu ulur dhe për të mbushur një karrige por do të shkojë me një axhende prioritetesh që pasurojnë disa vlera. Së pari do të fokusohet në çështjet e barazisë gjinore, pasi është i renditur në 10 vendet e para në botë sipas një raporti të OKB-së, për sa i përket barazisë gjinore në qeverisë. Ne jemi të bindur se gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe për sigurinë, investimi tek gratë dhe vajzat është një nga investimet më afatagjata për një paqe të sigurt në shoqëritë tona. Në KS ka një axhendë të OKB-së ne do të mbështesim në çdo rast pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë dhe domethënës të grave paqendërtuese dhe paqeruajtëse.

Shkojmë në Komisonin e Sigurisë nga një Rajon që ka dhënë mësimin se të drejtat e njeriut janë shtyllat e pashmangshme të platformës që ndërton shoqëri më të mira. Nga ana tjetër Shqipëria ka të drejtën që të dëgjohet kur vjen puna për tolerancën e plotë fetare dhe për harmoninë mes besimeve të ndryshme, çka për ne është edhe themeli i promovimit të keqes por edhe i mbështetjes sonë të pakushtëzuar në luftën kundër terrorizmit. Ne jemi në pozicionin e duhur për të mbrojtur me forcë idenë se çdo formë e re dhe e sofistikuar e relativizimit e antisemantizmit apo e diskriminimit të muslimanëve që janë krejt të papranueshme dhe e kërcënojnë stabilitetin e demokracive tona. Shqipëria e ka bërë prezente në forume e OKB se do të angazhohet më të tjerët për të siguruar një lidhje të pandashme mes klimës dhe sigurisë si një koncept më i gjerë, një qasje më e qendruara ndaj shëndetit.

Unë jam shumë krenar se vendi ynë shkon në Komisioni i Sigurusë si një vend që ka një fizionomi shumë të qartë në arenën ndërkombëtare si një aleat i palëkundur i SHBA dhe BE. Si një vend që padiskutim ka mundësinë që në gjithë këtë kohë, të mund të dalim nga ajo tryezë e posaçme me edhe më shumë respekt, besueshmëri dhe miqësi të forcuara. Sot është më mirë sesa një event i një kohe më parë, nesër do të jetë më mirë se sot ai përket distancave masive, mes folësit dhe dëgjuesve.’- tha Rama.

Top Channel