Një e re 29 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme, disa ditë pas lindjes në Durrës.

Policia e Durrësit njofton se një ditë më parë rreth orës 20:00,  ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetasja Ardita Hersi Muça 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

29-vjeçarja që humbi jetën

E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datë 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operacion.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel