“BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë”, Rama për Politico: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria me kusht që…
Pas arrestimit të kreut të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një shënimi në Tëitter, Basha shkruan se arrestimi i Tushes mund të jetë një fillim i mbarë, ndërsa thekson se varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin.
“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi”, shkruan Basha.
Top Channel