PD kërkon “fajtorët” e humbjes/ Nga aleatët, ata që punuan kundër PD e deri te masakra elektorale

05/07/2021 18:30

Demokratët janë në kërkim të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të cilët ndikuan në rezultatin humbës të opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pjesë e analizës do jetë edhe impakti që pati djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale.

Ivi Kaso: Sigurisht do ketë vlerësim dhe gjykim për të gjitha këto. Pra dhe problematikat e brendshme që e kanë pamundësuar PD dhe opozitës te përformonte në nivelet të pritshme apo të dëshiruara. Por, kjo vendimmarrje s’ju takon degëve, por një gjykimi serioz të Kryesisë PD.

Një pjesë e drejtuesve politik dhe degëve dorëzuan këtë të hënë raportet e tyre mbi analizën e rezultatit ku identifikohen njerëzit të cilët punuan kundër PD-së, si dhe faktorët e humbjes.

Ivi Kaso: Kam qenë dëshmitar i ndërhyrjes nga kundërshtari politik për atë që cilësohet masakër elektorale. por kam vërejtur edhe problematika te mosfunksionimit te zinxhirit të partisë.

Disa kandidatët u angazhuan të mblidhnin sa me shume vota preferenciale, por a e dëmtuan rezultatin në përpjekjen e tyre individuale?

Ivi Kaso: Jo detyrimisht është fenomen i dëmshëm për sa kohë ndërthuret aspirata personale me objektivin elektoral të partisë/

Aleatët e Partisë Demokratike nuk mbeten jashtë fokusit, ku demokratët nuk i kanë kursyer rezervat për mungesën e tyre ne terren gjate fushatës. Dalja e LSI me listën e saj renditet si një tjetër faktor penalizues ne arritjen e objektivit final.

Top Channel