Martinez qëndron te Belgjika/ Pavarësisht eliminimit në çerekfinale të Evropianit nga Italia

05/07/2021 20:30

Roberto Martinez do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës përfaqësuese belge pavarësisht eliminimit në çerekfinale të Evropianit nga Italia.

Burime pranë trajnerit katalanas konfirmuan gjithçka për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.

“Drejtuesit e Federatës belge nuk duan që Roberto Martinez të qëndrojë-thanë burimet pranë Roberto Martinez këtë të hënë-nga ana e trajnerit nuk ka asnjë dyshim. Është i përqendruar te ndeshjet kualifikuese të botërorit 2022 që do të luhen në muajin shtator.”

Roberto Martinez ka vendosur që të respektojë deri në fund kontratën e tij me Federatën belge që u rinovua në 2020 dhe që skadon me përfundimin e Botërorit 2022

‘Puna që po bën Roberto është që të lihet një trashëgimi për të ardhmen-shtuan burimet pranë trajnerit spanjoll. ndërkaq, gjatë fundjavës edhe këshilltari i Federatës belge, Peter Bossaert tha se institucioni më i lartë i futbollit belg beson se Martinez do të jetë në stolin e Red Devils në ndeshjet e muajit shtator

“Në fillim të javës do të nisim përgatitjet për ndeshjet e shtatorit dhe të tetori. Roberto Martinez do të jetë-tha për median belge Bossaert gjatë fundjavës-nuk do të ketë asnjë komunikatë zyrtare, por nuk ka asnjë arsye për të bërë ndryshime. Në këtë moment nuk ka asnjë problem me të.”

Roberto Martinez, ka regjistruar me Belgjikën 47 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje dhe ka mundur që të mbajë skuadrën në krye të renditjes së FIFA, por në 5 vjet  ai nuk ka mundur të arrijë në asnjë finale të kompeticioneve madhorë edhe pse kishte në dispozicion brezin më të talentuar të futbollistëve në historinë e këtij vendi. Belgjika do të kthehet në fushat e lojës në 2 shtator kundër Estonisë  dhe më pas do të luaje me Çekinë dhe Bjellorusinë në 5 dhe 8 shtator. ndërsa në 7 tetor  do të luajë në Francë, gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve

Top Channel