Veliaj uron me disa foto domethënëse festën e pavarësisë së Amerikës: Jemi dy popuj që bashkë jemi më të mirë

04/07/2021 15:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron festën e pavarësisë së Amerikës me disa foto nga Tirana mbushur me flamujt e SHBA-ve dhe Shqipërisë, pranë njëri-tjetrit.

“Yje, vija dhe shqiponja. Gëzuar ‘4 Korrikun’ të gjithë shtetasve amerikanë që jetojnë në Tiranë dhe miliona të tjerëve që jetojnë përtej oqeanit.

Kjo e jona nuk është vetëm një marrëdhënie mes dy shteteve, por shpresat dhe aspiratat e dy popujve, që pavarësisht gjithçkaje, bashkë janë më të mirë! #IndependenceDay”, shkruan Veliaj në Twitter.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel