Video/ Përfshihen nga zjarri dy varka në Venecia, pëson djegie pronari Turqia do të rinisë aktivitetet kërkimore për gaz dhe naftë në Mesdheun Lindor, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ishin pikërisht burimet e energjisë dhe juridiksioni në rajon ato që e përplasën Turqinë me administratën greko-qipriote dhe e çuan në prag të konfliktit ushtarak me Greqinë anëtare të BE-së. Tensionet shpërthyen vitin e kaluar kur fregata turke e greke u dërguan të shoqëronin anijet kërkimore të Ankarasë.
Ndonëse situata u duke se u qetësua edhe përmes bisedimeve dypalëshe, Erdogan bëri deklaratën e papritur nga province veriperëndimore e Sakariasë, ku tha se Turqia ka marrë sinjale për “prani të gazit natyror” ne lindje të Mesdheut e u zotua të mbrojë të drejtat e vendit të tij në atë zonë.
“Cilatdo qofshin të drejtat tona, ne do t`i marrim në një mënyrë apo një tjetër. Do të vazhdojmë eksplorimet për naftë në Mesdheun Lindor, pranë Qipros e në të gjithë ato dete”, tha Erdogan.
Liderët e BE-së kërcënuan me masa ndëshkuese ndaj Ankarasë pas këtyre aktiviteve të saj, por kur Turqia e tërhoqi anijen Oruc Reis nga ujërat e kontestuara, planet e bllokut u pezulluan. Në fund të qershorit, ministri jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh se po bën fushatë për një marrëveshje të re për refugjatët midis Bashkimit Europian dhe Turqisë, çka dëshmoi nevojën e bllokut për të rifreskuar paktin e emigracionit me Ankaranë, e kjo mund ta vështirësojë ndërmarrjen e një veprimi ndaj saj.Bashkimi Evropian është i kujdesshëm në raport me Turqinë pasi presidenti turk disa herë e ka kërcënuar bllokun se mund të hap kufijtë për miliona emigrantë nga Lindja e Mesme që ndodhen në vendin e tij.
Top Channel