Superoperacioni në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane/ Arrestohet prokurori i Vlorës, Maksim Sota

02/07/2021 09:15
Prokurori i Vlorës, Maksim Sota

Superoperacioni në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane ka goditur edhe institucionet e drejtësisë në Vlorë.

Sipas burimeve jo zyrtare, Prokurori i Vlorës, Maksim Sota është arrestuar në kuadër të operacionit në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane.

Masa ndaj tij është”Arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Gjithashtu edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit është arrestuar bashkë me shefin e sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Ilir Balla për “shpërdorim detyre” dhe ndodhet në “Arrest shtëpie”.

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Vlorës është arrestuar në 2017-ën për trafikimin e 2.5 ton kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por ai do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA