Kreu i OKB pritet me stil nga mbreti e mbretëresha e Spanjës (fotot)

02/07/2021 19:35

Mbreti Felipe VI e mbretëresha Letizia e Spanjës mbajtën sot një drekë në ndër te sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, në pallatin mbretëror në Madrid.

Mbretëresha Letizia u vlerësua nga mediat për pamjen e saj “verore” me një fustan me lule të thurrura nga Carolina Herrera, të cilin ajo e kishte veshur për herë të parë në një konferencë në Mallorca më 25 shtator 2017.

Ajo kompletonte lookun e saj me një çantë e këpucë rozë që përshtateshin me ngjyrat dhe motiver florale të fustanit blu.

Në drekën ekstravagante merrnin pjesë gjithashtu kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, zv. kryeministrja Carmen Calvo, ministrja e jashtme Arancha Gonzalez Laya dhe sportisti spanjoll i basketbollit Pau Gasol.

Kanë qenë ditë të zhurmshme për mbretin dhe mbretëreshën e Spanjës, teksa një ditë më parë ata shoqëroheshin nga bijat e tyre princeshat Leonor e Sofia në eventin e bamirësisë së Princeshës  Girona.

Top Channel