Elefanti ‘i mbytur’ nga balta shpëtohet mrekullisht nga kujdestarët e parkut natyror në Kenia (foto dramatike)

02/07/2021 16:34

Një elefant afrikan është shpëtuar mrekullisht javës që kaloi pasi ishte fundosur krejtësisht nga balta thithëse në një rezervat natyror në Kenia.

Doktori vendas Kieran Avery, ishte pjesë e grupit të vogël që realizuan shpëtimin dramatik të elefantit femër, pasi u bllokua në baltën e ujërave pranë një dige.

Veterineri, gjithashtu aktivist i mbrojtjes së botës së egër, realizoi fotot e elefantit pasi u njoftua nga komuniteti për kafshen e bllokuar në zonën Isiolo.

Një grup punonjësish dhe vullnetarë vendas u bashkuan për shpëtimin e kafshës duke lidhur litarë rreth saj dhe më pas duke e tërhequr butësisht me një traktor, derisa e çliruan nga ‘burgu’ i baltës.

Pas shpëtimit kafsha qëndroi disa minuta për t’u qetësuar dhe më pas nisi të nxitonte drejt tufës së saj, që e kishin lënë prapa.

Doktori tha: “Një telefonatë erdhi nga komuniteti që na njoftoi për elefantin e bllokuar. Ne kemi pasur eksperienca të mëparshme të ngjashme me elefantët dhe u mobilizuam menjëherë për të ndihmuar.”

“Ajo kishte ngecur vetë në baltën e trashë ndërsa tufa e saj kishte avancuar larg digës. Elefanti ishte i stresuar dhe i ezauruar nga lodhja, por ajo kishte ende ndjenjën e rezistencës për të shpëtuar dhe kjo ishte kryesorja.”

“Për të çliruar një elefant duhet të kesh mjetet e duhura, dhe kjo përfshin traktorin, litarë të fortë dhe njohuri të sjelljes së elefantit”.

Grupit iu deshën rreth një orë e gjysmë për të realizuar çlirimin e elefantit.

Burri shton: “Mënyra më e mirë për lidhjet është që litarët të vendosen rreth pjesës së pasme, poshtë bishtit. Traktori më pas ushtron me kujdes tension për të pozicionuar litarët dhe largimin e elefantit nga balta drejt tokës së fortë. Nuk duhet një grup i madh njerëzish, por vetëm disa, me mjetet e duhura”, tha ai.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA