Xi Jingping sfidon botën: Ka ikur koha kur talleshit me Kinën!

01/07/2021 15:11

Presidenti i Kinës Xi Jingping përshëndeti kursin “e pakthyeshëm” të vendit të tij, nga një koloni e poshtëruar në një fuqi botërore sot.

Komentet e tij, Xi i bëri në kremtimet e 100 vjetorit të Partisë Komuniste përmes një fjalimi të gjatë që shhkonte thellë në histori për t’i kujtuar patriotëve brenda kufijve dhe rivalëve jashtë tyre, rritjen e kombit por dhe të atij vetë.

Duke folur përpara një portreti gjigand të Mao Zedong, në një podium të vendosur në sheshin Tiananmen Square, ku u shpall nbë 1949-tën Republika Popullore e KInës, Xi tha se “koha kur talleshin me këtë vend, ka perënduar një herë e përgjithmonë”, ndërsa lavdëroi partinë e tij për rritjen e standartit të popullit dhe për rikthimin e krenarisë kombëtare.

Ne e arritëm objektivin tonë të 100 vjecarit. Një shoqëri ku mbizotëron mirëqenia është krijuar në tokën e Kinës, dhe i dhamë një zgjidhje historike problemit të varfërisë absolute. Partia Popullore e Kinës dhe populli kinez i deklarojnë solemnisht botës se u ngritën në këmbë, e i bënë ballë vështirësive, dhe se epoka kur kombi kinez masakrohej e vihej në lojë, ka marrë fund”, u shpreh Presidenti kinez.

Xi shtoi se partia e tij nxori dhjetëra milionë njerëz nga skamja dhe ndryshoi peisazhin e zhvillimit të të gjithë botës. Partia Popullore e Kinës u themelua verën e 1921-shit nga Mao Zedung dhe disa mendimtarë markistë-leninistë, e që prej atëherë është shndërruar në njërën prej organizatave politike më të fuqishme të botës. Në samitin e NATO-s në mesin e qershorit, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të aleancës, e përshkruan Kinën si rrezik për sigurinë, duke u shprehur veçanërisht të shqetësuar ndaj politikës së saj “të imponimit”.

Në deklaratë shprehej shqetësimi se Pekini po zgjeron shpejt arsenalin e armëve atomike dhe “bashkëpunon ushtarakisht me Rusinë”, ndër të tjera përmes pjesëmarrjes në stërvitjet ruse në hapësirën euro-atlantike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA