Ministria serbe e Shëndetësisë konfirmoi se ne vend janë shënuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.
Të dy pacientët e identifikuar janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Mësohet se ata kanë qenë janë shtetit dhe nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës sesa të tjerët. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia në 28 qershor dhe pastaj Kosova në 29 qershor.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve. Sipas disa ekspertëve, ai prek shumë dhe fëmijët e adoleshentët, por ka simptoma më pak të rënda.
Së fundi , EMA pohoi se vaksinat mbrojnë edhe ndaj këtij variant të koronavirusit. Katër vaksinat e aprovuara nga Bashkimi Europian, Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson janë sipas saj efikase edhe kundër variantit Delta.
Top Channel