Shisnin bizhuteri argjendi të dyshuara të kontrabanduara, procedohen penalisht dy persona në Korçë, sekuestrohen 27 kg Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një lokali, i cili në momentin e shpërthimit ka qenë i mbyllur.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Lokali ishte në përdorim nga Ramazan dhe Erjon Balla, babë e bir. Ata nga verifikimet e para nuk rezultojnë persona me precedentë penalë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel