Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: Nga 4024 testime, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

01/07/2021 16:34

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 4024 testime të kryera kanë rezultuar vetëm 2 raste të reja me Covid-19, një në Shkodër dhe një në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA