“Skenë krimi mos kalo”, Vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave të plazheve

30/06/2021 12:17

Policia vijon aksionin për të liruar të gjitha hapësirat e zëna nga bizneset që nuk kanë një leje për të vendosur shezlonge dhe çadra.

Ky operacion vijon në të gjithë vijën bregdetare të vendit duke konfiskuar çdo çadër, shezlong apo objekt tjetër.

Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra

“Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Fier, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë. Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra. Operacioni vijon pa problem”, shkuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel