Ramadan Emini nga komuniteti rom ende nuk është imunizuar me vaksinën anti covid.
Përkundër se është 67 vjeç, ai po heziton të vaksinohet siç thotë për shkak të efekteve që mund t’i ketë vaksina.
Por, edhe nëse shpreh vullnetin për t’u vaksinuar, ai tregon se nuk ka njohuri mbi procedurat që duhen ndjekur.
Pikërisht për shkak të mos njohurive mbi procedurat dhe keqinformimit, deri tani sipas Organizatës Balkan Sunflowers, janë vaksinuar një numër tejet i vogël nga komunitetet: rom, ashkali dhe egjiptian.
Si rrjedhojë, Arifi thotë se kanë kërkuar nga ministria që t’u lejoj atyre si organizatë të aplikojnë për të tjerët.
Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga ministria lidhur me numrin e qytetarëve të vaksinuar nga këto komunitete, si dhe nëse kanë ndonjë strategji për vaksinimin e tyre marrë parasysh mirëqenien sociale që e gëzojnë, por nuk kanë dhënë përgjigje.
Top Channel