“Pezullohet nga detyra se dhunoi një qytetare”, Shefi i rendit: S’është e vërtetë po e ndjek çështjen në gjykatë

30/06/2021 16:00

Pas lajmeve se Shefi i rendit në Vlorë, Xhevdet Qepo është pezulluar nga puna pasi ka dhunuar një qytetare, ai e ka mohuar këtë fakt.

Shefi i rendit në Vlorë, Xhevdet Qepo në një komunikim në telefon me gazetarin e Top Channel  tha që ka një çështje po ndjek në Gjykatën e Apelit.

Problematika në fjalë ka mbi një vit që ka lindur, ku gruaja që ka bërë kallëzim për këta dy përfaqësues të policisë ka qenë me arrest shtëpie pasi ka ushtruar dhunë në familje dhe është me probleme të shëndetit mendor sipas tij.

Ai theksoi se nuk e ka prekur fare me dorë dhe se dhuna ndaj denoncueses nga ana e inspektorit nuk është e vërtetë, madje e quan një situatë skandaloze.

Sipas shefit të rendit kjo çështje do të ndiqet në Gjykatën e Apeli dhe nuk dëshiron të japë detaje të mëtejshme pasi do të lejë drejtësinë të veprojë.

Top Channel