Kryebashkiaku i dënuar në Greqi/ KQZ e shtyn seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës

30/06/2021 15:19

Dy vite nga zgjedhjet lokale te 30 qershorit, 5 bashki vijojnë punën pa kryetarët e zgjedhur, ndërkohë mandati i kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj është në pikëpyetje për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

KQZ pritej të shprehej sot për dënimin me 3 vite burg në mungese në shtetin helen për rrahje që i zgjedhuri socialist kishte fshehur, por me kërkesë të avokatit mbrojtjes seance u shty.

Do kërkoja kohë sepse dua të bëj një mbrojtje sa më efektive duke paraqitur provat. Kam edhe kërkesën me shkrim”, tha Besnik Strati.
Dakord, do ta pranojmë kërkesën tuaj. Shtyhet për të premten ora 11:00”, u përgjigj Ilirjan Celibashi.

Fshehja e dënimit i kushtoi mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku dhe Valdrin Pjetrit te Shkodrës, qytetit që drejtohet nga një kryetare jo e zgjedhur, pasi Voltana Ademi nuk pranoi të lëshonte bashkinë. Rrogozhina mbeti pa drejtues për shkak se i pari i qytetit, Haxhi Molla humbi jetën, ndërkohë një gafë e bërë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 do të linte pa drejtues Bashkinë e Durrësit, pasi Valbona Sako dha dorëheqjen. Dibra humbi kryebashkiakun e saj, pasi Dionis Imeraj vendosi të behej deputet.

Beteja për zgjedhjet lokale te 30 qershorit, te cilat u bojkotuan nga PD-LSI ka përfunduar në dyert e Komisionin e Venecias pasi Gjykata Kushtetuese i delegoi peshën e vendimmarrjes për një çështje sensitive. Fjala e fundit e gjykatës pritet të përcaktojë nëse do kemi apo jo zgjedhje të parakoshme vendore në Bashkitë të cilat e humbën rrugës kryebashkiakun.

Top Channel