Grinden me njëri-tjetrin dhe babanë për pronën, arrestohet vëllezërit

30/06/2021 15:00
Ilustruese

Dy vëllezër janë vënë në pranga ditën e sotme në Krujë pasi janë grindur me njëri-tjeyrin për pronën.

Ata janë  A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç të cilët janë grindur edhe me babanë e tyre.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Krujë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre.   Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u ndalua shtetasi L. B., 41 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel