Elefantët e bllokuar në det drejtohen më në fund për në xhunglën e Bangladeshit (fotot)

30/06/2021 20:17

Skena kaotike shiheshin sot në bregdetin e Bangladeshit teksa dy elefantë të humbur në bregun e detit, ndiqeshin në panik nga turmat e njerëzve.

Autoritetet njoftuan më vonë se kafshët ishin drejtuar më pas drejt habitatit të tyre, pasi kishin ardhur në Bangladesh nga Mianmari, dhe rrezikonin të vdisnin në det.

Tkurrja e zonave pyjore ka shkaktuar probleme për herbivorët gjigande që jetojnë në xhunglat e fundit mes jugut të Bangladeshit dhe perëndimit të Mianmar.

Autoritetet thonë se një nga rrugët e tyre kryesore natyrale të migrimit te tyre është bllokuar prej vitit 2017 kur u ndërtua një kamp refugjatësh në Bangladesh për strehimin e popullsisë Rohingya që largohej nga ofensiva ushtarake në Mianmar.

Fshatari i vjetër vendor Jahid Hossain tha se rezidentet u bashkuan për të rezistuar ndaj elefantëve pasi më herët kafshët dëmtonin të mbjellat e tyre.

FOTO GALERI
7/10
Ata jetojnë në xhunglat e fundit mes jugut të Bangladeshit dhe perëndimit të Mianmar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA