Dibër/ Thyen xhamat e një biznesi privat dhe Policinë, vihen në pranga 2 vëllezër

30/06/2021 11:34
Ilustruese

Thyen xhamat e një biznesi privat si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel