Aksioni i policisë në vijën bregdetare/ Shëngjin, vetëm dy biznese pa lejen përkatëse

30/06/2021 12:10

Aksioni i policisë për të liruar të gjithë zonën bregdetare të zaptuar nga biznesmenët pa një leje përkatëse për hapësirën e rërës.

Deri më tani në Shëngjin nuk janë gjetur shkelje. Kanë qenë vetëm dy subjekte të cilët ishin pa leje dhe i kanë larguar vetë shezllonet.

Shengjin, Lezhë

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shengjin, IKMT, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Shengjin, Lezhë.

Gjatë vijës bregdetare të shetitorës “Willson” Shengjin, janë verifikuar 36 subjekte ,të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Operacioni vijon pa probleme.

Top Channel