Riqebulli i rrallë habit banorët teksa ecën i qetë në rrugët e qytezës kanadeze (fotot)

29/06/2021 17:58

Allison Burton është në shtëpinë e saj në Kanada kur pa një figurë të madhe leshtore që ecte pa kokëçarje në rrugë. Fillimisht ajo besoi se ishte një qen, por kur nisi ta shihte më me kujdes u habit.

Një riqebull ose links i rrallë kishte dalë pa e vrarë mendjen në rrugët e qytezës, duke u treguar të gjithëve leshin e gjatë dhe ecjen prej majmuni.

“Nuk kisha parë kurrë një të tillë prej vërteti,” tha Burton. “Isha aq e magjepsur nga kjo krijesë që ecte kaq afër shtëpisë”.

Burton mori aparatin e saj dhe nisi të fotografonte riqebullin e rrallë që ecte qetësisht në rrugë.

Të tjerë banorë ndaluan për ta parë, por felini i mrekullueshëm nuk lejonte që vëmendja ta bënte mendjemadhe.

“Ai ishte aq madhështor dhe i lumtur në botën e tij. Të gjithë u mrekulluan me pamjen e kafshës së bukur”, tha ajo.

Rrjedhimsht linksi u zhduk nga pamja duke u fshehur në botën e egër, por episodi do të mbetet gjatë me banorët e kënaqur.

FOTO GALERI
3/4
Burton mori aparatin e saj dhe nisi të fotografonte riqebullin që ecte qetësisht në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA