Rikthehen tek njëri-tjetri? Cheryl dhe Liam fotografohen për herë të parë bashkë pas 3 vitesh

29/06/2021 17:12

Liam Payne është fotografuar për herë të parë pas tre vitesh me ish-partneren e tij Cheryl. Ritakimi i dyshes vjen vetëm tre javë pasi këngëtari i dha fund fejesës me Maya Henry.

Artistët janë bërë bashkë për festën e ditëlindjes së parë të mbesës së Liam në Wolverhampton.

Pavarësisht se është përfolur se ata ruajnë raporte të mira për shkak të djalit të tyre 4 vjeç Bear, fansat dyshojnë se mes tyre mund të jenë rindezur shkëndijat.

Kujtojmë se Liam dhe Cheryl u ndanë në vitin 2018 pas një romance që zgjati 2 vite e gjysmë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel