FOTOT/ Momenti kur nëna e Caroline merr mbesën 11 muajshe nga shtëpia e prindërve të Babis Anagnastopulos

29/06/2021 17:27

Lidya, foshnja 11 muajshe, vajza e të ndjerës Caroline dhe Babis Anagnastopulos, është tashmë në duar të sigurta, ato të gjyshes nga mamaja.

Pak pas orës 9 të mëngjesit, dera në shtëpinë e nënës së vrasësit të Caroline u hap dhe ata ia dorëzuan Lidyan e vogël nënës së Carolinës.

Kjo e fundit shihet teksa mundohet që ta mbajë vajzën larg fotografëve dhe kamerave, pasi dhjetëra gazetarë ishin mbledhur jashtë tyre në shtëpi herët.

Në momentin që Gjykata vendosi t’ia jepte asaj kujdestarinë, mësohet se Susana, nëna e Carolinës të ketë thënë: “Në sytë e këtij fëmije do të shohë Carolinën dhe ajo duket e mrekullueshme”.

Avokati i familjes së viktimës tha se: “Vendimi për Lidyan është i përkohshëm, besoj se do të ketë një vendim përfundimtar deri në shtator. Prindërit e Caroline do të konsultohen me ekspertë për të rritur vajzën e vogël dhe ata do të shkojnë tutje. Ata e ndiejnë peshën e përgjegjësisë dhe patjetër që do të kërkojnë ndihmën e ekspertëve. Nëna e Caroline është një person i ri, i. fortë dhe shumë i mirë”.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel