Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete, vetëm një rast pozitiv nga 3348 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit

29/06/2021 16:49

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa nga 3348 testime të kryera, ka rezultuar pozitiv me Covid19 vetëm 1 qytetar në Tiranë. Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (29 Qershor 2021)

Raste të reja ditore  1

Të shëruar në 24 orë  8

Të shtruar në spitale  1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale  801,624

Raste pozitive 132,514

Raste të shëruara 130,002

Raste Aktive 56

Humbje jete   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   24

Shkodër 12

Durrës   5

Elbasan 5

Lezhë  4

Berat  3

Dibër  1

Fier 1

Vlorë  1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA