145 mijë vaksina Pfizer do të dorëzohen deri në fund të muajit gusht në vendin tonë pas kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë prodhuese dhe mbështetjes së Bashkimit Europian.

Në një postim në Twitter, faqja e BE në vendin tonë thekson se pandemia do të mposhtet vetëm duke punuar së bashku.

“Një total prej 145k vaksinash do të vazhdojnë të dorëzohen deri në fund të gushtit. Ne mund ta mposhtim pandeminë vetëm nëse punojmë së bashku derisa të gjithë të jenë të sigurt”, shkruan në postimin në Twitter.

Një ditë më parë në vendin tonë mbërritën 24,040 vaksina anticovid në Shqipëri, ku mes tyre 14,040 doza ishin Pfizer dhe 10,000 doza AstraZeneca.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel