Shpesh, të injorosh disa gjëra apo persona, është mbrojtja më e mirë për veten.

Ne vendosim se çfarë është e denjë për vëmendjen tonë dhe çfarë jo, kryesisht në mënyrë të pavetëdijshme, pasi shumë faktorë në mjedisin përreth na shpërqendrojnë.
Edhe pse shpërfillja e disa aspekteve të jetës mund të çojë në zgjedhje të gabuara, përsëri duket zgjidhja më e mirë për veten:

Ju ndihmon të mendoni më mirë për veten tuaj!
Ne flasim me veten shumë. Në fakt, monologu i brendshëm mund të përmbajë deri në 400 fjalë në minutë. Nëse kjo radio është akorduar në “FM vetë-kritikë”, mund t’ju bëjë të ndiheni shumë më keq për veten tuaj. Nëse vendosni të injoroni mendime që nuk ju ndihmojnë dhe të përpiqeni të jeni më të dashur me veten, do të ndiheni më të lumtur.

Sa më shumë informacion, aq më shumë stres.
Ne jetojmë në një epokë digjitale, ku të gjitha të dhënat qarkullojnë kudo brenda pak sekondash dhe ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj shumë informacioneve. ‘Bombardimi’ me shumë lajme, për shembull, është aq stresues për sistemin tuaj nervor saqë trupi çliron hormone të stresit dhe madje mund të përjetoni simptoma të tilla si lodhje, probleme me gjumin, etj. Pra, është më mirë të lësh disa gjëra kontrollit.

Ju ndihmon të përqendroheni.
Kërkimet tregojnë se ndonjëherë është shumë më e lehtë për trurin të bëjë një detyrë kur nuk di se çfarë të kërkojë, por çfarë të injorojë. Pra, sa herë që keni probleme me përqendrimin, mos harroni se studiuesit rekomandojnë strategjinë e injorimit aktiv për t’u përqëndruar në punën apo çështjen që synoni.

Ju mund të arrini më shumë!
Injorimi i gjërave, siç është dëshira për të bërë gjithçka në mënyrë të përsosur dhe për të kënaqur të tjerët, padyshim që mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj. Nëse do të donim të bënim gjithçka në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës, ndoshta do të përfundonim të ngujuar në zonën tonë të rehatisë, duke bërë të njëjtat gjëra pasi do të ishim shumë të frikësuar për të provuar ndonjë gjë të re. Ideja joreale e përsosmërisë, në çdo sferë, duhet të harrohet.

Të gjithë duhet ta kujtojmë herë pas here se është e nevojshme të jemi fleksibël. Në fakt, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit, ne ndonjëherë dështojmë dhe digjen dhe duhet të përshtatemi dhe të kuptojmë se çfarë të bëjmë më tej. Kjo është një pjesë thelbësore e procesit të të mësuarit, dhe shkencëtarët madje tregojnë se ne dështojmë 15% të kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA