Me Valle d’Aosta gati për të dalë nga zona e verdhë, Italia tashmë do të jetë e gjithë një ngjyrë, e bardhë e ky ndryshim do të mund të shoqërohet më në fund me heqjen e maskës në ambientet e hapura.

Ky përbën një moment të rëndësishëm kthese për vendin e parë europian të goditur nga pandemia e koronavirusit shkurtin e 2020-s.

Me dekretin që hyn në fuqi nga dita e sotme, Ministria e Shëndetësisë, për të parën herë e klasifikoi si të bardhë çdo rajon të vendit, që do të thotë zonë me rrezikshmëri të ulët në sistemin e koduar me ngjyra të vendit për të vlerësuar riskun e Covid 19.

Lajmi se maskat nuk do të mbahen më jashtë ishte më se i mirëpritur, sidomos në kohën kur fqinji ynë përtej Adriatikut po përballet me një valë të nxehti që pritet t’i çojë këtë javë temperaturat në mbi 40 gradë Celsius.

Dikur simbol i krizës se koronavirusit në perëndim, me imazhet e kamionëve ushtarakë që transportonin trupat nga morgjet e tejmbushura bënë xhiron e botës, tanimë Italia me javësh i ka parë infektimet e reja dhe vdekjet të bien ndjeshëm.deri të dielën, një e tretat e popullsisë së vendit ishte vaksinuar, megjithatë pavarësisht progresit të shënuar, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza sërish i ka bërë thirrje italianëve të mbeten vigjilente.

Top Channel