Me veshjen që theksonte barkun, Cardi B i tregoi ndjekësve se është në pritje të fëmijës së dytë, gjatë performancës në BET Awards

28/06/2021 13:27

Reperja Cardi B e mbajti të fshehtë për disa muaj shtatzëninë e saj.

Një natë më parë, ajo befasoi fansat. Reperja zbuloi lajmin ndërsa performonte me burrin e saj Offset dhe grupin e tij Migos të Dielën në mbrëmje në BET Awards. Me veshjen e zezë me shumë gurë e me një rrjet në pjesën e barkut, Cardi B zbuloi shtatzëninë para mijëra shikuesve.

Çifti janë tashmë prindër të vajzës Kulture Kiari, e cila mbush 3 vjeç në korrik. Offset, 29 vjeç, është gjithashtu baba i vajzës Kalea, 6 vjeçe, dhe djemve Kody, 6, dhe Jordan, 11, nga marrëdhëniet e mëparshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel