Greqi, të rinjve u jepet karta e lirisë/ 150 euro parapagim për të gjithë ata që pranojnë të vaksinohen

28/06/2021 19:50

Ne kuadrin e një iniciative per te inkurajuar vaksinimet, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se qeveria e tij do te pajise me një te ashtuquajtur “Karte Lirie” ose ‘Freedom Pass’, me parapagim 150 euro, të rinjtë e moshës 18 deri 25 vjeç, te cilët do te vaksinohen me dozën e parë të një prej vaksinave qe ka ne dispozicion Greqia, pas dates 15 korrik.

Kyriakos Mitsotakis: Nga sot, për të rinjtë tanë hapet një dritare tjetër e lirisë për kohën e tyre të lirë. Me dozën e parë të vaksinës qe do bëjnë, ata automatikisht do të marrin një kartë të parapaguar me vlerë 150 euro. Do të mbulojë biletat për udhëtimet, shpenzime per hotele dhe bileta per hyrjen në vendet kulturore, koncerte, kinema, teatro, muze.

Ne Greqi te paktën 4,7 milionë qytetare kane kryer dozen e pare dhe 3.6 milion janë te vaksinuar plotësisht, një përqindje qe nuk plotëson synimin e vendosur nga qeveria, ndërkohë qe me përhapjen e variantit Delta te koronavirusit, sipas specialisteve duhet te vaksinohet nje numër edhe me i madh njerëzish se 70% e popullsisë.

Kyriakos Mitsotakis: Është një falënderim i vogël ky nga shteti grek me të vetmin” detyrim “, nga ana juaj që të bëni diçka që jam i sigurt se do ta kishit bërë gjithsesi: te shkoni dhe te vaksinoheni qe te mbroni veten dhe ata që doni.

E varur ne mase te madhe nga turizmi , Greqia po kërkon mënyra për të rihapur plotësisht ekonominë e saj, ndërsa ka bere te disponueshëm tashme vaksinimin per te gjitha grupmoshat.

Gjithashtu, kabineti Mitsotakis por harton dhe do te komunikoje se shpejti një liste me privilegje per te gjithë ata qe janë vaksinuar krejtësisht, madje po shqyrton gjithashtu mundësitë ligjore për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm për kategori të ndryshme të punësimit, përfshirë stafin e instituteve te kujdesit te te moshuarve.

Top Channel