“Ky portret prekës dhe turbullues i një fiksimi të çmendur mund të jetë shkruar në Turqinë e viteve 1970, ku rregullat shoqërore pas Ataturkut po evoluonin ende, po mbetet po aq me vend ndërsa vendi lufton të ruajë ato ideale demokratike mbi të cilat rilindi Republika”.
– Booklist
“… teksa Zeberxheti del gjithnjë e më shumë nga binarët, ne tërhiqemi në botën e tij të brendshme të errët, ndërsa fillojmë të kuptojmë pasigurinë e periudhës post-otomane në Turqi. Lexuesit e sofistikuar do ta kuptojnë përse Atëllgani quhet babai i modernizimit turk”.
– Library Journal
“Heronjtë e mi janë Ahmet Hamdi Tanpënar, Ouz Ataj dhe Jusuf Atëllgan. U bëra romancier duke ndjekur gjurmët e tyre… E dua Jusuf Atëllganin; ai arrin të mbetet autentik, ndonëse përfiton nga veprat e Foknërit dhe traditat perëndimore”. – Orhan Pamuk
“Hotel Mëmëdheu” është një kryevepër befasuese, një makth ekzistencial i përsosur, portreti i një shpirti të humbur në prag të një Edeni të shtyrë pa fund.– Alberto Manguel, autor i History of Reading.
Të dhëna të librit
Përkthyesi: Stefan Vuçani
Shtëpia Botuese: Dritan (2021)
Botuar në: 2021
Gjuha e publikimit: Shqip
Nr. faqe: 150
Top Channel