Tre viktimat e sulmit më thikë në qytetin gjerman Vuerzburg të premten ishin të gjitha gra, thotë policia.
Sipas BBC, i dyshuari i ngjarjes së rëndë është një 24-vjeçar, emigrant somalez.
Mësohet se ai kapi një thikë nga një dyqan dhe sulmoi njerëzit jashtë, duke plagosur gjithashtu edhe 5 gra e një fëmijë. Duket se i dyshuari ka pasur një mosmarrëveshje me njërën prej grave të lënduara prej tij. Policia thotë se emigranti kishte paqëndrueshmëri emocionale e nuk përjashtohet edhe mundësimi e një besimi ekstremist islamik. Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, pohoi një zëdhënës i saj.
Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes. Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, shkroi në Twitter se ky është një lajm të tmerrshëm dhe tronditës dhe shprehu pikëllimin e tij për viktimat dhe familjet e tyre.
Të shtunën, 24-vjeçari u paraqit në gjykatë, i akuzuar për tre vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje te mbetur në tentativë dhe lëndime te renda trupore.
Top Channel