Pamjet me dron/ I nxehti ‘përvëlues’ mbyll banorët në shtëpi, shihni rrugët e zbrazura të Bulqizës

26/06/2021 12:57

Edhe pse Bulqiza njihet si rrethi me temperatura të ulëta gjatë dimrit, sot është ‘pushtuar’ nga temperaturat e larta.

Një situatë e tillë ka bërë që banorët të shmangin lëvizjet nëpër qytet dhe jo vetëm.

Lëvizjet nga ana e qytetarëve janë reduktuar ndjeshëm, duket se po i respektojnë më së miri këshillat e dhëna nga mjekët.

Shumë gra, të cilat punojnë në seleksionimin e kromit, në stogjet e firmave private e kanë të vështirë të punojnë.

Të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga këto temperatura të pazakonta në këtë periudhë. Ata qytetarë të cilët sot i shikon në rrugë kanë dalë për të kryer ndonjë punë urgjente dhe për tu kthyer në shtëpi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel