Zjarr në një qendër të arteve marciale në Kinë, 18 të vdekur

25/06/2021 09:12

Të paktën 18 persona e kanë humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë lënduar kur sot shpërtheu zjarr në një qendër të arteve marciale në Kinën qendrore, njoftuan mediat shtetërore.

Sipas gazetës “Global Times”, ngjarja ndodhi në provincën Henan, ku autoritetet lokale shuan zjarrin.

Derisa policia ndaloi pronarin e biznesit për t’u marrë në pyetje, të lënduarit, katër prej tyre në gjendje kritike, u transferuan në spitalet lokale.

Henan është vendlindja e arteve marciale tradicionale kineze dhe shtëpia e Akademisë së famshme Shaolin Temple Kung Fu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA