Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i dhurojë Afganistanit tre milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se dozat do të dërgohen javën e ardhshme, së bashku me oksigjen dhe furnizime të tjera.

Njoftimi u bë pak kohë përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, të presë sot në Uashington udhëheqësit e Afganistanit, me të cilët pritet të diskutojë për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend.

Tre milionë dozat janë pjesë e një kontingjenti prej 55 milionë sosh, që Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar këtë javë se do t’i dhurojnë në vende të ndryshme të botës.

Nga vendet e Ballkanit do të përfitojnë Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Koronavirusi ka prekur mbi 180 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, 3.9 milionë kanë vdekur.

Në të gjithë botën, deri më tash, janë dhënë mbi 2.7 miliardë vaksina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA