Ndalimi i përmbajtjes në shkolla/ Kryeministri ‘gay’ i Luksembourgut thotë se Viktor Orban ‘ka kaluar vijën e kuqe’ (fotot)

25/06/2021 15:58

Lideri homoseksual i Luksembourgut ka thënë sot se kryeministri hungarez Viktor Orban ka ‘kaluar linjën e kuqe’ me ligjin e ri që ndalon përmbajet LGBT në shkollat e Hungarisë.

Xavier Bettel bëri komentet mbrëmë në samitin e liderëve të BE, i mbështetur nga kryeminsitri holandez Mark Rutte i cili u tha gazetarëve se Hungaria ‘nuk ka vend në BE’ pas kalimit të legjislacionit.

Orban u izolua nga shumica e 26 homologëve të tij të BE për atë që zyrtarët quanin një debat “i thellë dhe emocional”.

Të tjerë iu bashkuan kritikave ndaj liderit nacionalist të Hngarisë, i cili shpesh është përplasur me Brukselin për politikat konservatore, për të cilat BE thotë se dëmtojnë normat demokratike.

“Të jesh homoseksual nuk është një zgjedhje, të hesh homofob është një zgjedhje. Ne nuk mund të pranojmë një legjislacion që legjitimon një sjellje të tillë”, tha kryeminsitri belg Alexander De Croo për Orban.

Ndërsa kryeministri i Luksembourg Xavier Bettel, haptazi gay, tha se ligji hungarez legjitimon stigmatizimin e homoseksualëve.

“Kjo do të thotë të fajësohesh kombëtarisht, të konsiderohesh jo normal, duke mos kuptuar se të jesh homoseksual nuk është një zgjedhje, por të jesh intolerant është dicka e tillë. Kjo që ai po bën në vendin e tij është intolerante”.

BE po nxit Orban të anullojë ligjin duke kërcënuar me veprim ligjor ndaj Budapestit për shkelje të të drejtave themelore.

Bettel përmendi gjithashtu ish-zyrtarin e Orban, Jozsef Szajer, i cili ishte nga zërat kryesorë të partisë së tij Fidesz në PE,  por që dha dorëheqjen në dhjetor pasi u kap në një festë seksi homoseksuale në Bruksel, në kundërshtim me regullat e COVID-19.

FOTO GALERI
1/3
Lideri homoseksual i Luksembourgut ka thënë sot se kryeministri hungarez Viktor Orban ka 'kaluar linjën e kuqe'

Top Channel