Ish-radikalja Alessandra Mussolini shfaqet me ngjyat e ylberit: «Është një betejë e drejtë»

25/06/2021 20:59

Ish-parlamentarja italiane e Forza Italia, pozonte sot me veshje në ngjyrat e ylberit në revistën ‘Chi’, teksa komentonte: “Sot më shumë se kurrë duhet të luftojmë së bashku diskriminimin që për fat të keq ekziston akoma.”

Mbesa e diktatorit italian të kohës së luftës Benito Mussolini, tha se ishte bindur për kauzën e luftës kundër homofobisë dhe se e konsideron të drejtë.

Megjithse në të kaluarën e saj politike ajo ka qenë pjesë e forcave të së djathtës, Alessandra tha se mbeshtet nismat legjislative për të drejtat e këtij komuniteti.

«Kam marë pjesë në një fushatë për diçka që më duket e drejtë. S’ka asgjë të jashtëzakonshme, duke parë se nga ana tjetër, ka qenë një ‘leitmotiv’ i jetës time. Sot më shumë se kurrë duhet të luftojmë kundër diskriminimit”, tha mes të tjerash Mussolini.

“Ai që vlerëson dhe përhap frymën time liberale, përveç betejave të kryera, jam e sigurtë që do të vazhdojë ta bëjë më tej. Unë flas vetëm si qytetare hde jo si përfaqësuese apo kushtëzuese e dikujt”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/3
Ish-parlamentarja italiane e Forza Italia, pozonte sot me veshje në ngjyrat e ylberit në revistën ‘Chi’

Top Channel