Izraeli është në prag të një vale të re pandemike për shkak të mutacionit të koronavirusit Delta, pasi të enjten, për ditën e dytë, më shumë se 100 raste të reja u regjistruan.
Qeveria Bennett ka vendosur të rivendosë maskat në ambientet e mbyllura, përfshirë ata që janë vaksinuar dhe masa do të hyjë në fuqi sot, e premte, 25 qershor.
Për shkak të një rritje të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se “nga mesdita sot, (ora 13:00 me orën shqiptare) do të jetë e detyrueshme të përdorni një maskë në të gjitha hapësirat e mbyllura, me përjashtim të shtëpive”.
Tashmë, përdorimi i një maske është i detyrueshëm në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion.
Për më tepër, Ministria e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e maskës në tubime të mëdha në natyrë, siç janë ngjarjet e Gay Pride që do të zhvillohen gjatë fundjavës.
Sipas rregullave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe ata të vaksinuar ose ata që janë rikuperuar nga covid-19 do të futen në karantinë deri në 14 ditë nëse autoritetet besojnë se kanë pasur “kontakt të ngushtë me dikë të infektuar me këtë variant të rrezikshëm.”
Top Channel